November 27, 2022 admin 0 Comments

Shërbim për qytetarët me të ardhura të ulëta, personat e përjashtuar në aspekt social, kategoritë e qytetarëve dhe personave të margjinalizuar, dhe ato të cilët për çfarëdo arsye janë gjendur në pozitë të vështirë materiale dhe për këtë arsye nuk janë në gjendje të paguajnë avokat që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me të drejtën ndërkombëtare dhe nacionale të shtetit. E drejta në ndihmë juridike falas buron nga e drejtat e barazisë të të gjithë qytetarëve para Kushtetutës dhe ligjeve në realizimin dhe të gëzuarit e lirive dhe të drejtave. Ndihma juridike falas është përkufizuar me Ligjin për ndihmë juridike falas, qëllimi i të cilit është që të mundësojë dhe avancojë të drejtën e qasjes në drejtësi dhe mbrojtje të drejtë gjyqësore. Me këtë ligj janë të përfshirë llojet e ndihmë juridike deri te të cilat mund të vijë kërkuesi.

Ligji njeh:

ndihmë juridike primare (parësore) – forma е parë e informimit juridik, njohjа me të drejtat dhe detyrimet, këshillimi, udhëzimi dhe përmbajtja e formularëve të thjeshtë në procedurën administrative, parashtresat deri te Avokati i popullit dhe Komisoni për mbrojtje nga diskriminimi dhe përmbatjja e kërkesave për mbrojtje të lirive dhe të drejtave para Gjykatët kushtetuese. Ndihma juridike primare përfshin edhe këshillimin juridik për shfrytëzimin e të drejtës të ndihmës juridike sekondare (dytësore) dhe ndihma juridike në përpilimin e kërkesës për ndihmë juridike sekondare.

✔  ndihmë juridike sekondare – sigurohet për kërkuesit të cilëve u nevojitet zhvillimi i procedurave gjyqësore, administrative dhe administrative-gjyqësore, dhe përfshin:

  • Ndihmën juridike profesionale nga avokati për përfaqësimin dhe përpilimin e shkresave në procedurat e përmendura dhe procedurat para Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Fondit për sigurimin shëndetësor dhe personat të cilët ushtrojnë autorizime publike (noterët dhe përmbaruesit nën kushte të veçanta);
  • Lirimi i shfrytëzuesit nga shpenzimet e ekspertizës, dhe
  • Lirimi i shfrytëzuesit nga taksat administrative.

Leave a Reply:

Your email address will not be published. Required fields are marked *